Mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut tash e tutje mund të aplikojnë online për dokumenta

Shpërndaje lajmin

Tash e tutje mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në diasporë do të mund të aplikojnë për dokumente në formë online.
Aplikim për pasaportë të re, dokument udhëtimi, marrje të certifikatës së statusit të shtetësisë, certifikata nga librat amë, të gjitha këto shërbime dhe disa të tjera, mërgimtarët së shpejti do të mund t’i bëjnë online pa pasur nevojë që të shkojnë deri te përfaqësitë diplomatike.
Lajmin e dha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili bëri prezantimin e fazës së parë të projektit E-KONSULLATA.
“Qytetarët do të mund të paraqiten, t’i ngarkojnë dokumentet që janë të nevojshme, ndërsa vet programi do të tregojë se cilat dokumente janë të nevojshme për shërbimin adekuat që pastaj të merrni vërtetim se dokumentet janë të plota ose nëse ka nevojë të shtoni dokument të caktuar. Kur merrni vërtetimin, përfaqësia diplomatike konsullore e siguron dokumentin nga Shkupi dhe pastaj nëpërmjet postës ua dërgon në shtëpi ose mund të shkoni edhe vet ta merrni”, tha Osmani duke sqaruar se igjithë procesi i kërkesës së dokumentit do të zhvillohet në mënyrë elektronike, ndërsa është rregulluar që edhe pagesa për shërbimin konsullor të bëhet në mënyrë elektronike, transmeton albinfo.ch.
“Siguruam në kuadër të këtij projekti marrëveshje me një bankë e cila do të mundësojë që në suaza të kësaj zgjidhjeve softuerike, qytetarët të bëjnë pagesën e shërbimeve që marrin nga përfaqësitë diplomatike nëpërmjet telefonave të tyre online me çka paratë drejtpërdrejt kalojnë në arkën e ministrisë së Financave”, tha tutje Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *