Mërgimtarët, të bllokuar në aeroporte, shkak i mashtrimeve nga “Prishtina Jet”

Shpërndaje lajmin

Bashkatdhetarë të shumtë po pretendojnë se janë mashtruar nga kompania ajrore “Prishtina Jet”. Ata po e akuzojnë këtë aviokompani se ka shitur bileta pa mbulesë. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që kjo agjenci po bënë mashtrime me ofertat e tyre, sipas mërgimtarëve.
E fluturimi i planifikuar për të cilin kanë blerë bileta, ata thonë se nuk ka figuruar në asnjërin prej aeroporteve prej ku do të niseshin e ku do të mbërrinin.
Albinfo.ch raporton se sot janë anuluar dy fluturime në drejtim të Prishtinës. Njëri nga Bazeli e tjetri nga Shtutgarti.

Agjencia “Prishtina Jet”, përmes ofertave të ndryshme me anë të faqeve të internet po vazhdon të joshë bashkatdhetarët me bileta më çmime shumë më të ulëta sesa është vlera reale e tyre në treg, por e gjitha kjo për mërgimtarët është mashtrim nga ana e kësaj agjencie me fakte dhe argumente.
Albinfo.ch raporton se vetëm në dy – tre ditët e fundit kanë mbetur qindra udhëtarë nëpër aeroporte të bllokuar. Biletat e paguara, ata thonë se nuk ka figuruar në asnjërin prej aeroporteve prej ku do të niseshin e ku do të mbërrinin.
Lidhur me këtë temë, albinfo.ch ka tentuar disa herë të kontaktojë agjencinë “Prishtina Jet”, por kjo kompani nuk ka dhënë asnjë sqarim, duke mbyllur dhe shmangur pyetjeve të medias.

Vlen të theksohet se pronarë të kësaj agjencie janë Mentor Kazazi dhe Arbër Blakçori.
Agjencia thuhet se është i regjistruar në shtetin e Sllovenisë, ndërsa Call Center për shitjen e biletave e kanë në Kosovë.
Thuhet se kjo agjenci rezervon avion në Bullgari, siç është rasti me ALK Airlines dhe pastaj nuk e paguan shumën e rezervimit dhe kështu ata e anulojnë. Pra, nuk dërgojnë avionë fare me destinacion. Mërgimtarët thënë se ky është një mashtrim tipik i kësaj kompanie.
Gjatë raportimit, albinfo.ch mësoi se edhe sot në mbrëmje janë anuluar edhe dy fluturime nga agjencia “Prishtina Jet”.
Mërgimtari nga Zvicra, Sahit Aliaj, tregon për Albinfo.ch se ai së bashku me familje ka blerë bileta nga ky agjencion për të udhëtuar nga Bazeli, drejt Kosovës dje, por në momentet e fundit është kontaktuar nga agjecioni se është shtyer fluturimi.
“Unë flutuimin e kam pasur dje, për më kanë njoftuar se fluturimi është shtyer për sot në ora 15:00. Ndërsa sot kur shkova në aeroport, kuptova se fluturimi sërish është anuluar. Për mua është hera e parë që kam blerë bileta nga agjencioni “Prishtina Jet” dhe jam i shokuar me mostransparencën e tyre, duke më humbur edhe pushimin që kisha plane të kaloja në Kosovë”, shprehet mërgimtari, Aliaj.
 
Foto e Anulimit
Foto e Anulimit
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.