Mërgimtari nga Zvicra vdes në një aksident në Novëbërdë, Policia jep detaje

Shpërndaje lajmin

Një mërgimtar nga Zvicra ka vdekur në një aksident dje në fshatin Stanishor të Novëbërdës, njofton albinfo.ch.
Sipas Policisë, i njëjti derisa ka ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës.
“Fsh. Stanishor, Novobërdë 12.05.2022 – 10:57. Viktima mashkull shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *