Merkel, Biden: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Shpërndaje lajmin

Në deklaratat e fundit, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, janë pajtuar që një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon, përcjell albinfo.ch.

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj nga rajoni, shkruan REL.

Vlen të theksohet se njoftimi për biseden e dy liderëve është bërë nga ana e zyrës së kancelares Merkel.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit Rusia ka vendosur njësi të armatosura në kufi në Ukrainën, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.

Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel, të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO-ja i bën thirrje Rusisë të “ndalojë provokimet “.

Gjermania: Rusia po synon të provokojë me prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha se Shtetet e Bahskuara do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, më herët akuzoi Rusinë për përpjekjen e saj që të rrisë tensionet përgjatë kufirit.

Në Uashington, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, i tha një komiteti të Senatit të SHBA-së që situata duhet të merret seriozisht nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Rusia ka këmbëngulur se ajo dërgoi trupa në kufijtë e saj perëndimorë për stërvitje luftarake për shkak të “kërcënimeve” nga aleanca transatlantike NATO.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në mars të vitit 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall i paligjshëm nga të paktën 100 vende. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *