September 25, 2021

Merkel: Mjekët nuk do t’i lëmë vetëm

Shpërndaje lajmin

Në deklaratën e saj të fundit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në Parlamentin e Gjermanisë se situata nga koronavirusi është mjaft serioze, përcjell albinfo.ch.

Merkel theksoi se vala e tretë e pandemisë po mbretëron në shtetin gjerman.

“Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, tha Merkel.

“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve”, theksoi ajo.

Gjithashtu, kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën e rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *