Merkel: Vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat

Share

436329273 highres

Gjermani, gjatë kohës së pandemisë, u ka dhënë ndihma të shumta shumë shteteve, veçmas atyre të varfëra.

Angela Merkel ka theksuar se përveç ndihmës financiare, Gjermania dhe vendet e tjera të pasura duhet të dhurojnë një pjesë të rezervave të tyre të vaksinave edhe për vendet e varfra, sepse ne mund t’i japim fund pandemisë vetëm nëse vaksinojmë të gjithë njerëzit në Tokë, është shprehur  kancelarja gjermane Angela Merkel pas samitit online të  G7-tës, transmeton albinfo.ch.

Gjithashtu, edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, para samitit ka deklaruar të njëjtën gjë.

Ndërkohë, Merkel shtoi se ata nuk diskutuan se sa duhet të dhurohet nga rezervat kombëtare.

“Unë theksova gjatë prezantimit tim se pandemia nuk do të mbarojë derisa të gjithë qytetarët e botës të vaksinohen”, tha kancelarja Merkel, raporton Reuters.


Share

Komente