September 20, 2021

Merr flakë kamioni, bllokohet tuneli Gotthard

Shpërndaje lajmin

Një kamion ka marrë flakë të hënën në mëngjes në autostradën A2, pranë lokalitetit Wassen (UR) . Për shkak të zjarrit, aksi veri-jug u desh të mbyllej në të dy drejtimet, shkruan agjencia zvicerame e lajmeve SDA.

Sipas TCS, duhet të kalojë një kohë e konsiderueshme deri në normalizimin e trafikut, transmeton albinfo.ch. Mbyllja në drejtim të Lucernit pritet të zgjasë deri në orën 14.00 pasdite.

Puna për shuarjen e zjarrit është në proces, ka thënë një zëdhënëse e policisë së kantonit Uri për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA. Askush nuk ka pësuar lëndime në këtë aksident.

Në të njëjtën kohë, një kolonë po grumbullohet midis Quinto (pjesa jugore e tunelit) dhe Gotthard-it, përcjell albinfo.ch. Sipas TCS, aktualisht bllokimi i trafikut ka prekur 5 kilometra. (Foto: 20minuten.ch)


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *