Merr flakë në ecje një makinë në Korçë/ Dyshimet e para

Share

Një makinë ka marrë flakë në ecje në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin Republika, ndërsa paraprakisht dyshohet për një defekt në makinë.

Si pasojë e flakëve që përfshinë makinën ka vetëm dëme materiale dhe deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e plotë të saj./CNA.al

 


Share

Komente