Merr flakë piramida në Tiranë, policia jep detajet e para

Share

Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë ambientet e Piramidës tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale kurse grupi hetimor e Policia janë në vendngjarje për përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Merr flakë piramida në Tiranë, policia jep detajet e para appeared first on Media .


Share

Komente