Merr fund “makthi” 13-vjeçar i Britney Spears, fiton gjyqin kundër të atit

Share

Ka marrë fund “makthi” i këngëtares Britney Spears, pas një beteje të gjatë ligjore me të atin. Një gjykatë në Los Anxheles ka vendosur t’i heqë kujdestarinë e shumë përfolur babait. Britney e ka përshkruar përfundimin marrëveshjes ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si “ditën më të mirë ndonjëherë”.

“Mendoj se do të qaj”, u tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në Instagram.

Babai i saj Jamie më herët tha se ishte “e nevojshme”, por ra dakord se ishte koha që ajo “të rimarrë kontrollin e jetës së saj”. Ai kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat e saj me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej.

Një turmë fansash hodhën konfeti dhe shpërthyen në thirrjet “Britney është e lirë!” pas vendimit të gjykatësit, me mbështetësit që këndonin këngën e yllit të popit Stronger të gjithë bashkë.

Spears shkroi në Twitter pas vendimit: “Zot i madh, i dua shumë fansat e mi… Dita më e mirë ndonjëherë”. Ajo ndau një video të festës jashtë gjykatës, duke përdorur hashtag-un #FreedBritney.

Komento