Merr vesh gjatë transmentimit live vdekjen e Berluskonit, preket gazetari shqiptar
Gazetari Lavdrim Lita, shprehu keqardhje për vdekjen e ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, teksa e mori vesh live lajmin e trishtë.
“Po ndjej një rrëqethje mishi. Na ka dhuruar emocione në sport por dhe në politik që prej 30 vitesh. Ka qenë një mik i mirë i Shqipërisë dhe në momente të vështira. Unë e kam takuar njëherë në vitin 2012 dhe në atë kohë ishte akoma kryeministër. Ishte hera e fundit që ai ishte kryeministri i Italisë. Berlusconi është një personazh që ka pasur disa procese të hapura në gjyq por që në pjesën më të madhe ka dalë i pafajshëm”- tha ai.