Një person dyshohet se ka marrë një veturë AUDI Q8 me qira në kompaninë “Renta a Car Prishtina” në Aeroportin e Prishtinës, të cilën më pas e ka shitur në Shqipëri, shkruajnë mediat kosovare.
Thuhet se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, vetura është lokalizuar në Shqipëri në bazë të sistemit GPS.
Ndërkohë policia e Shqipërisë e ka sekuestruar veturën dhe është nën mbikëqyrjen e tyre. /Albinfo.ch