Mes pendesës e mësimeve, jeta e minorenëve pas hekurave

Shpërndaje lajmin

Të miturit që kanë kryer krime që dënohen mbi 7 vjet burg qëndrojnë në institutin e të miturve.
Gazetarja e Euronews, Elona Gjylmi bisedoi me 16 të burgosurit e paraburgosurit që ndodhen aty.
Një pjesë nuk e fshehën pendesën, të tjerë mendojnë largimin nga Shqipëria kur të lirohen.
Drejtoresha e Institutit të të Miturve, Marinela Alia shprehet se mes të rinjve ka të dënuar për vjedhje, armëmbajtje pa leje, grabitje dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Në këtë institucion janë 16 të mitur, 2 të dënuar dhe 14 në paraburgim. Më i riu nuk i ka mbushur 15 vjeç.
Një pjesë e tyre që këtë vit mbushin 18 vjeç, do të transferohen në burgjet e të rriturve.  Ideja i tremb.
“Në fillim është e vështirë të zësh miqësi, por më pas jemi miq me gjithë”, shprehet një i mitur.
Në burg i kanë të detyrueshme orët e mësimit, që jashtë mund t’i braktisnin. Mund të shohin televizor dhe të informohen për çfarë ndodh përreth, bëjnë palestër ose fiskulturë në ambientet e jashtme…
“Kanë 60 minuta në javë për të folur në telefon apo ‘Skype’ me familjarët dhe të dashurit e tyre”, tha Alia.
Kur të dalin, mendojnë të bëhen marangozë, hidraulikë ose elektricist, siç kanë mësuar në kurset brenda burgut. Por edhe të largohen nga Shqipëria.
Një 17-vjeçar që është ende në pritje të një vendimi nga gjykata është student për pikturë.
“Kam 2 muaj këtu kamë bërë 7 piktura…nuk kam çfarë bëj tjetër”, tregon ai.
Prindërit mund t’i vizitojnë një herë në javë e të qëndrojnë me të miturit në ambiente të veçanta brenda burgut.
Jo të gjithë munden apo duan ta bëjnë. Kushtet e vështira ekonomike janë një nga arsyet i kanë çuar këta të rinj drejt krimit.
A do ta gjejnë vullnetin për të ndryshuar kur të dalin nga burgu? Kjo mbetet ende për tu parë.
LEXONI GJITHASHTU:

744 të mitur të kallëzuar për krime gjatë vitit 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *