Mes tradicionales dhe modernes, çfarë u gatua për liderët europianë në Tiranë?

Shpërndaje lajmin

Ushqime me bazë mishi, produkte toke, por edhe ushqime të tjera me bazë peshku apo opsione vegjetariane dhe pa gluten nuk munguan në menunë e përgatitur për të gjithë liderët pjesëmarrës në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, që për herë të parë u organizua në Tiranë.
Shef Juli Zguro i mirëpriti liderët si Emmanuel Macron, Olaf Scholz apo Giorgia Meloni me një përzgjedhje me bukë thekre që shoqërohej me gjalpë dhie dhe kripë, si dhe tartarë viçi me tartuf të bardhë.
Antipasta përfshinte sallatë me pastë fasuleje, e pasuruar me tahini, djathë të butë, panxhar dhe lajthi.
Si pjatë e parë ishin përzgjedhur jufkat tradicionale me mish viçi, ndërsa pjata kryesore ishte filetoja e viçit, shoqëruar me fli patatesh, salcë kallmet dhe pure me selino dhe tartuf.
Ndërsa për ëmbëlsirë, ishe përgatitur një “parajsë vegane”, me krem çokollate, stika dhe sorbeto me mjedër.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mediat e huaja jehonë samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë
Samiti në Tiranë, Krifca: Urë e re bashkëpunimi me vendet e BE-së

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *