April 16, 2021

Mesazh i Kurtit drejtuar Këshillit të BE-së: Liberalizoni vizat !

Shpërndaje lajmin

Pasi Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Kurti përmes një cicërime në Twitter ka mirëpritur votat e sotme të shumicës dërrmuese në Parlamentin Evropian për mbështetjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.

“Unë i mirëpres votat e sotme të shumicës dërrmuese nga Parlamenti Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.  Këshilli i Evropës duhet të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *