Mesazhet e koduara, grupet kriminale përdorin aplikacione të pagjurmueshme

Shpërndaje lajmin

Zhvillimet teknologjike i kanë dhënë mundësi krimit të komunikojë në distancë i pa-shqetësuar se aktiviteti i tyre mund të zbulohet.
Bëhet fjalë për celularin BQ acquarius, ku sipas dosjes së anti-mafias italiane, disa prej anëtarëve të kësaj organizate e zotëronin.
“Mesazhet e koduara janë një formë komunikimi e koduar ku asnjë palë e 3-të nuk ka akses. Ka disa aplikacione”, u shpreh gazetari Brenton Bënja.
Në vitin 2020 disa vende europiane arritën të thyenin aplikacionet ENKRO CHAT dhe SKY ECC, të cilat përdoreshin masivisht nga organizatat kriminale, përfshirë dhe ato shqiptare. Dhjetëra persona u arrestuan në Holandë dhe Belgjikë.
“Krijimi i një aplikacioni të tillë ka kosto të larta mbi të gjitha për mirëmbajtjen e serverave. Shtetet përgjithësisht kanë akses në servera ndaj zhvilluesit e këtyre aplikacioneve gjejnë shtete ku janë mundësitë apo hapësirat ligjore për të ruajtur mesazhet”, u shpreh Bënja.
Hetimet për aplikacionin SKY ECC filluan në Belgjikë nga ku u zbulua se përdorej nga 170 mijë persona në mbarë botën. Bashkë me Enkro Chat ato kishin shërbyer për shkëmbimin e miliona mesazheve mes organizatave kriminale europiane me ato të Amerikës Latine apo Azisë.The post Mesazhet e koduara, grupet kriminale përdorin aplikacione të pagjurmueshme first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.