Mesazhet e samitit të 6 dhjetorit në Tiranë, tregon ish-ministrja Gjonaj
Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj tregoi në një intervistë për Euronews Albania mesazhet e forta të samitit të 6 dhjetorit.
Në historikun e Bashkimit Europian, siç tregoi dhe ish-ministrja e Drejtësisë, samiti është një procedurë e zakonshme, ndërsa për ne mbledhja e liderëve europianë dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor është e jashtëzakonshme, pikërisht prej vendosjes së kësaj ngjarje në kryeqytet.
Ajo shtoi se që nga krijimi i Bashkimit Europian, kjo është mbledhja e parë që organizohet në Ballkan.
Samiti i 6 dhjetorit, sipas Gjonajt i jep një rëndësi të veçantë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Mbajtja e samitit në një vend ballkanik edhe në këtë moment të politikës europiane nuk është e rastësishme. Së pari është një mesazh i fortë mbështetje se Bashkimi Europian e konsideron Ballkanin Perëndimor pjesë të agjendës së tij, pjesë të rëndësishme të Bashkimit Europian. Së dyti është një mesazh i fortë për Rusinë, për t’i treguar se duhet t’i qëndrojë larg nxitjes së konflikteve ballkanike, por njëherazi është dhe një apel për vendet e rajonit se e ardhmja e tyre është Europa,” – u shpreh Gjonaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i BE në Tiranë, rrugët që bllokohen duke nisur nga 5 dhjetori
Protesta e PD, Rama: Njollosje! Siguria e Samitit nuk negociohet me askënd