September 25, 2021

Mesazhi që fshihej pas varëses me perla të Kate Middleton

Shpërndaje lajmin

E gjitha me të zeza, nga këpucët te kapelja, Kate Middleton i dha një tjetër pamje veshjes së saj në ceremoninë e varrimit të princit Philip përmes varëses me perla dhe diamantë dhe vathëve, duke ruajtur si gjithnjë elegancën.

Kate zgjodhi bizhuteritë e mbretëreshës për veshjen e saj solemne: vathë me margaritarë dhe një varëse me perla dhe diamantë, e cila më parë është perdorur edhe nga vjehrra e ndjerë, Lady Diana.

Varësja, e cila iu dhurua mbretëreshës nga qeveria japoneze, nuk ishte një zgjedhje krejt rastësore.

Kate më parë e ka huazuar varësen për festën e 70-vjetorit të mbretëreshës dhe princit Philip në vitin 2017. Duke marrë parasysh këtë ngjarje, nuk është çudi që Kate i zgjodhi për të nderuar dukën e Edinburgh-ut dhe lidhjen e tij të veçantë me mbretëreshën.

Edhe vathët kanë domethënie, pasi iu dhuruan mbretëreshës nga Hakimi i Bahreinit si një dhuratë pas martesës së saj me princin Philip në vitin 194


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *