Mësohet kush do të jetë kundërshtari i radhës për Florian Markun (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të formë së jashtëzakonshmë që po kalon dhe emrin i tij lakohet në disa nga ragjet më të larta të këtij sporti.

Por një detaj i vogël i kapur nga një foto rastësore ka bërë bujë të madhe duke nxjerrë në pah dhe planet e ardhshme të Florian Markut.

Një fans ka shkrepur një foto të çastit me promovuesin Edi Hërn, i cili merret me organizimin e eventeve të boksit, teksa në bllokun e shënimeve të anglezit gjenden tre ndeshje të skeduluara për të ardhmen, një ndër to dhe dueli i radhës i shqiptarit.

Sipas asaj që shikohet në foto, kundërshtari i radhës i lushnjarit do të jetë boksieri Maksim Prodan nga Ukraina. 28 vjeçari numëron 20 duele në karrierë, nga të cilat 19 fitore dhe 1 barazim.

Vlen për tu përmendur fakti që Prodan ka arritur të fitojë 15 duele me nokaut, çka e bën një kundërshtar shumë herë më të fortë dhe më serioz se ata që ka pasur deri më tani përballe Florian Marku.

Gjithsesi pretendimet e boksierit lushnjar janë të mëdha, por më parë duhet të kalojë disa shkallë që të ngjitet në majën më të lartë të boksit profesional.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *