Messi: Është krenari ta arrish këtë numër ndeshjesh në fanellën e Barcelonës

Share

Lionel Messi është shprehur krenar që i ka zhvilluar 750 ndeshje për Barcelonën deri tani gjatë karrierës së tij të bujshme.

Sulmuesi argjentinas Messi është pjesë e Barcelonës që prej fillimit të karrierës dhe në fundjavë kundër Huescas, e arriti shifrën e jashtëzakonshme 750 paraqitje për katalonasit.

Ai i ka zhvilluar 750 ndeshje në përgjithësi për Barçën deri tani, 500 prej tyre vetëm në La Liga.

Tani vetëm Xavi ka më shumë paraqitje se ai, 505 në La Liga dhe 767 në përgjithësi për Barcelonën.

Duke folur për Diario Sport në lidhje me këtë arritje, Messi e shprehu krenarin për arritjen e një rekordi të tillë: “Është krenari ta arrish këtë numër ndeshjesh në fanellën e Barcelonës”.

Messi mbërriti në Barcelonë para 20 vjetëve si 13-vjeçar. Që prej atëherë, ai i ka fituar 524 prej 750 ndeshjeve në fanellën e ekipit të parë.

Ai i ka shënuar 644 gola gjatë kësaj kohe dhe i ka fituar 10 tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve.


Share

Komente