Messi shënon hat-trick kundër klubit të fëmijërisë në ndeshjen e lamtumirës së ish-lojtarit të Liverpool

0
Shpërndaje lajmin

42 mijë tifozë ishin në stadiumin e Rosario të Argjentinës për ndeshjen e lamtumirës së Maxi Rodriguez.
Ish-lojtari i Liverpool-it u tërhoq zyrtarisht në vitin 2021 në Newell’s Old Boys, por nuk pati mundësi të festonte pensionimin e tij. Tani, në moshën 42-vjeçare, ish-lojtari i Liverpool-it formoi një grup të fortë futbollistësh legjendar për festën e tij të lamtumirës.
Mes tyre ishte edhe Lionel Messi, i cili po kalon pushimet në shtëpi në Rosario. Turma vendase madje këndoi “happy birthday” ndërsa Leo mbushi 36 vjeç të shtunën më 24 qershor, shkruan .
Leo luajti për Argentina Legends kundër Newell’s Old Boys Legends ndërsa Maxi Rodriguez ndërroi ekipin në pjesën e parë.
Të dy 11-të ishin plot me futbollistë legjendar argjentinas të së shkuarës dhe të tashmes. Të tillë si Gabriel Batistuta, Esteban Cambiasso, Andres D’Alessandro, Javier Saviola, Lionel Scaloni, Angel Di Maria dhe shumë të tjerë që janë larguar nga futbolli.
Argjentina fitoi 7-5 dhe mund të shikoni momentet kryesore:

Sa i përket Messit, ai u trajtua me një pritje të veçantë.
Leo nuk luajti kurrë një lojë të vetme profesionale për klubin e tij të fëmijërisë Newell’s Old Boys, por fansat e tyre gjithmonë e trajtojnë atë sikur të ketë kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij atje. Megjithatë, ai luajti për skuadrat e të rinjve të Newell para se të shkonte te Barcelona ku mori injeksionet e nevojshme për rritjen e tij.
Dhe sigurisht, Messi është nga Rosario, qyteti i Newell’s Old Boys. /G.D /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *