Mësuesja nga Elbasani: Edhe une shoh në Tik Tok por nuk ka informacione të sakta
Mësuesja Alketa Ipeku është shprehur se mësuesi është element i domosdoshëm në formimin e nxënësit, dhe sipas saj ai nuk mund të zëvendësohet nga rrjetet sociale.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tregoi se nxënësit i sjellin në klasë shembuj nga Tik Tok, të cilat fillojnë t’i diskutojnë me qëllimin e vetëm që jo çdo gjë që nxjerrin rrjetet sociale është e saktë.
“Po futet në shkolla mësimi i kombinuar që do të thotë se kjo i shtyn nxënësit tw jenw më të aktiv. Nxënësi nga natyra është pak pasiv. Mësuesi është element i domosdoshëm në formimin e nxënësit, nuk mund ta justifikoj as Tik Tok e as asgjë. Nxënësi duhet të kuptoj se mësuesi nuk është i metodës vjetër. Më sjellin shembuj nga Tik Tok, fillojmë e diskutojmë më qëllim për t’i nxjerr në pah se jo çdo gjë që ka Tik Tok është i saktë. Libri është i pazevëndësueshëm”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
1 në 3 fëmijë mësojnë më shumë nga videot e TikTok sesa në shkollë
Sulm nga grupi xhihadist në Idlib, vriten tetë ushtarë sirianë