April 15, 2021

Meta dekreton katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Shpërndaje lajmin

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi gjyqtarët Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi, por i tëhoqi vëmendjen KLGJ-së se me këto ritme, Gjykata e Lartë do të plotësohet në vitin 2024.

Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi të premten katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Ata u zgjodhën pas një procedure konkurimi dhe verifikimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Për katër pozicionet në fushën e të drejtës penale në Gjykatën e Lartë kandiduan gjithsej tetë gjyqtarë, por kandidatja Nertina Kosova u tërhoq nga gara, ndërsa Etleva Temo dhe Klodiana Gjyzari u shkarkuan nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërsa gjyqtarja Iliriana Olldashi u rendit më poshtë në klasifikim.

Emërimet e reja e çojnë numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në 7 anëtarë nga 19 gjithsej. Në njoftimin e dekretimit, presidenti Meta e konsideroi këtë të papranueshme dhe shqetësuese.

“Nëse KLGJ do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore në mars të vitit 2024,” citohet Meta në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.

Duke sjellë në vëmendje se në Gjykatën e Lartë janë rreth 35 mijë çështje që presin shqyrtimin, Meta i kërkon KLGJ-së që të vijojë me ritme më të shpejta për emërimet e tjera.

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Edmond Hoxhaj


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *