Meta: Fatkeqësi që në 30 vite nuk kemi politikanë të rinj, na detyruan mua dhe Berishën që të ktheheshim

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka konsideruar fatkeqësi faktin që në 30 vite, Shqipëria nuk ka prodhuar politikanë të rinj dhe të qëndrueshëm.
Sipas tij, nëse do të kishte politikanë të tillë, vendi do ishte në një situatë më të mirë dhe nuk do lindte nevoja për t’u rikthyer ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha në politikë aktive.
“Unë kam besim tek bindjet e mia, tek idetë e mia, karakteri im dhe padyshim që unë bashkëpunoj me ata aktorë që janë dhe jo me ata që unë do ëndërroja të ishin. E kam bërë të qartë se edhe përpara se të bëheshin këto përrallat që më thoni, jo u shpall kështu e ashtu. Unë ia kam bërë të qartë zotit Rama, e kam thënë në këtë mënyrë. Është fatkeqësi që në Shqipëri, akoma pas shumë vitesh, politikani më serioz mbetet Berisha. Në atë që thotë, i qëndron ose jo. Çdo politikan merr vendimet e tij, nuk janë gjithmonë perfekte. Kjo është fatkeqësi pasi vendi në 30 vjet duhet të kishte nxjerrë shumë politikanë të rinj, të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe profesionist. Vendi do ishte në një situatë shumë më të mirë dhe  nuk do kishte nevojë as për mua që të kthehesha në politikë aktive. S’do kishte nevojë as për zotin Berisha të rikthehej dhe ai”, u shpreh Meta./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *