Meta firmos protokollin për anëtarësimin e Suedinë dhe Finlandës në NATO

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të diel protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
“Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria. Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë”, thuhet në dekretin e miratuar nga NATO.
4 ditë më parë, protokollet për anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO u miratuan në Parlament.
Shqipëria bëhet shteti i dytë anëtar i NATO-s që aprovoi zgjerimin e aleancën veri-atlantike të mbrojtjes me dy shtetet veriore evropiane.
Finlanda dhe Suedia, të cilat deri më tani kanë mbajtur neutralitet ushtarak, kanë aplikuar të bëhen shtete anëtare të NATO-s pas invazionit rus në Ukrainë. Dy shtetet kanë nënshkruar protokoll për anëtarësim në NATO më 5 korrik.
Protokolli i pranimit duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të dyja shteteve.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Kanadaja, vendi i parë që ratifikon anëtarësimin në NATO të Finlandës e Suedisë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.