September 25, 2021

Meta ftesë Ramës dhe Bashës të përballen në debat televiziv: Kam kërkuar ballafaqim për shpifjet

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta kërkoi përballje në debat televiziv të kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për të ballafaquar para qytetarëve shqiptarë programet e tyre për të qeverisur vendin pas 25 Prillit.

Meta tha se kjo është mjaft e rëndësishme, ndërsa sqaroi përballjen që ka kërkuar me Ramën. Ai shtoi se kjo kërkesë e tij ka ardhur për shkak të shpifjeve që bëhen ndaj tij se takohet natën me subjekte të OFL-së.

“Do t’i ftoja kandidatët për kryeministër që të përballin me qetësi programet e tyre. Do ftoja drejtuesit e qarqeve të bëjnë të njëjtën gjë përballë qytetarëve.. Është shqetësuese. Kemi garë por nuk kemi debate.

 Nuk kemi përplasje, jo në kuptimin e konfliktit. Nuk kemi ballafaqim që qytetarët të kuptojnë se ku janë dallimet në fusha të ndryshme. Kjo është shumë e rëndësishme të ndodhë gjatë kësaj jave dhe shpresoj reflektim nga të gjithë.

Kur unë kam kërkuar përballje nuk kam kërkuar përballje si kandidat për kryeministër por jam akuzuar nga kandidati i 17, me shpifjet që bën do përfundojë në det. I kam thënë zgjidh studion.  500 patronazhistë kam unë. I kishin vënë patronazhist Ylli Bodinakut. Më tha do e rrah patronazhistin. Jo i thashë se krijon trazira.”, deklaroi presidenti Ilir Meta./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *