Meta i kërkon ballafaqim Ramës për dosjen I.M

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kërkuar ballafaqim kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen I.M.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se është i gatshëm të përballet me Ramën në çdo studio televizive, së bashku me personin për të cilin aludohet se është spiunuar nga ai gjatë diktaturës komuniste.
“Do t’i shikoni të gjitha. Edi Rama o lepurush, që të ishte bashkëpunëtor e di shumë mirë ti si duhej të ishe. Edhe të përgjoje duhet të të jepte dikush përgjuesin o lepurush që merr mendjen e A.H-së që do përfundojë më keq se Klareta.
Kur të kesh kohë vij unë edhe me atë personin që kishe hall ti, që e kisha spiunuar unë. Duhet të vish në çdo studio e do marrësh edhe punonjësin e sigurimit me gjeneralitetet tona, e ti i dashur Edi Rama ke të drejtë të kërkosh çdo gjë nga Meta”, theksoi ai.

Paraditen e kësaj të mërkure, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe u zhvillua një takim për më shumë se 30 minuta.
Pas takimit, Meta u shpreh se do të ketë referendum dhe primare të përbashkëta me Partinë Demokratike.
Ndër të tjera, ish-presideti bëri të ditur sei ka propozuar një emër Berishës, për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai nënvizoi se Berisha e mirëpriti propozimin e tij, ndonëse nuk e bëri publike emrin.
LEXONI GJITHASHTU

Meta paralajmëron Ramën dhe Bashën: Do kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës
Marrëveshja me Berishën do të firmoset brenda 24 orëve, thotë Meta
Meta: Berisha mban përgjegjësi për primaret, shqiptarët presin fitoren e opozitës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *