Meta kthen kërcënimet: Do të tmerrohet kush prek votat, këtë herë nuk ju kursej

Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu rikthehet kërcënimeve për mazhorancën që sipas tij po synon të prekë votat.

“Janë shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?” Le të shqetësohen dhe le të tmerrohen. Të gjithë ata që mendojnë se do të bëjnë tërmet si në Dibër e si në Shijak”, tha Meta.

Damian Gjiknurit nuk iu referua vetëm me frazën e tij të famshme, por me emër dhe mbiemër, kur hodhi poshtë akuzat e njerit që mbylli reformën zgjedhore në emër të PS-së, se në Vlorë shkon fshehurazi.

“Pse ka frikë presidenti nga Damiani? Damiani të marri gurunë e shkurtër dhe gurunë e gjatë dhe kur të duan të dalim ke Sheshi i Flamurit”, shtoi Meta.

Një vit më parë thirri popullin në shesh kundër asaj që e quante diktaturë. Skenari që sipas presidentit mund të përsëritet.

“Duan të më procedojnë mua? Kur të duan. Po mos i procedoj unë ata me gjithë popullin shqiptar. Edhe njëherë do të thërras popullin nëse më duhet, por unë mendoj që e vetmja thirrje që duhet të bëj është të gjithë në votime”, tha presidenti.

Me votë thotë se do rrëzohet  dhe plani për të shkrirë partinë që themeloi. Me parlamentin e ri të dalë pas 25 prillit, thotë se do vlerësojë akte si të Avni Rustemit, që përdori armën kundër Esad Toptanit.


Share

Komente