Meta merr pjesë në ceremoninë solemne për 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës

Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të jetë sot në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”, kongres i cili ishte pikënisje e  kryengritjeve mbarëkombëtare për liri dhe pavarësi.

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

The post Meta merr pjesë në ceremoninë solemne për 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente