Meta në 111 vjetorin e Kongresit të Dibrës: Sfidë, të mbajmë të rinjtë në këto troje

Share

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në akademinë solemne e organizuar me rastin e 111 vjetorin e Kongresit të Dibrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, pasi e konsideroi këtë ngjarje si ndër më të rëndësishmet që i parapriu pavarësisë, Meta u shpreh se sfida e ditëve të sotme për të dëshmuar patriotizmin është të mbajmë të rinjtë në vendin e tyre.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.

T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre.

Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër.


Share

Komente