Meta në ceremoninë për 111-vjetorin e “Kongresit të Dibrës”: “Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe”

Share

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ishte sot pjesë e ceremonisë solemne për 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës, në Dibër të Madhe, kongres i cili ishte pikënisje e kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shprehet i lumtur që është sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

Statusi i Metës:

“Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës.”-shkruan Meta.

The post Meta në ceremoninë për 111-vjetorin e “Kongresit të Dibrës”: “Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe” appeared first on Lajme.al.


Share

Komente