September 25, 2021

Meta paralajmëron “furtunë”: Do nxjerr fakte si u bëhet presion qytetarëve për vota (VIIDEO)

Shpërndaje lajmin

Situata parazgjedhore në Shqipëri është tensionuar pas sulmeve të ndërsjellta mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama.

Pas publikimit te databaze për “spiunimin” e qytetarëve nga patronazhistët, Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në konferencë për mediat se skandali nuk ndalet me kaq.

“Nëse poston në gjë që s’të pëlqen për qeverinë. Kur ke një problem, ta mbyllin rrugën në mënyrë të paligjshme, dhe të kërkojnë që të ndryshosh krah. Do ketë prova për këtë. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë. Të gjithë të barabartë para ligjit. Sytë e botës do të jenë në Shqipëri, i ftoj të gjithë të tregojnë qytetari…”- tha Meta.



Keni prova apo emra që po tentojnë të cënojnë sistemin zgjedhor? Nëse zgjedhjet e 25 prillit do e dekretoni Ramën?

Meta: Do ta diskutojmë pas zgjedheve. Kemi bërë shumë padi në Prokurori, po bashkëpunojmë edhe ndërkombëtare. Do të keni edhe shumë padi të tjera. Kjo çështja e të dhënave është skandaloze. Do të sjellim prova konkrete, sesi funksionon Gestapoja. Nëse poston në gjë që s’të pëlqen për qeverinë. Kur ke një problem, ta mbyllin rrugën në mënyrë të paligjshme, dhe të kërkojnë që të ndryshosh krah. Do ketë prova për këtë. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë. Të gjithë të barabartë para ligjit. Sytë e botës do të jenë në Shqipëri, i ftoj të gjithë të tregojnë qytetari.

Postimi i sotëm, do angazhoheni në fushatë…?

Meta: Presidenti ka vetëm një fushatë mbrojtjen e Kushtetës. Do t’ju faktoj si është ndërtuar një rrjet dhunues e mafioz duke u bërë presion dhe shantazh. Do vij me fakte, siç ka thënë që aferta e iceneratorëve, duhet të marrë fund në këtë vend pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit. Dhe do të marrë fund.

Deklarata për flijimin e fëmijëve, kë keni armik?

Meta: Të jeni të sigurtë demokracia nuk bëhet kurban më 25 prill. Do tregojmë që jemi popull shqiponjash. Unë e mbaj fjalën.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *