Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004.
Përmes një postimi në ‘FaceBook’, Meta shkruan se mendimet dhe lutjet e tij sot janë për familjarët e viktimave të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.
Meta u është drejtuar me një thirrje të rinjve, që të bëjnë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke nënkuptuar që në zgjedhjet e Prillit vota të mos jetë për qeverinë ‘Rama’.
Postimi i Ilir Metës
Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.
Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!