September 18, 2021

Meta: Prisja që dikush të ishte në burg për shpërndarjen e të dhënave personale, fuksat e regjimit

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta deklaroi se priste që dikush të ishte në burg për publikimin e të dhënave personale.

“Prisja që dikush të ishte në burg për shpërndarjen e të dhënave personale. Nuk janë patronazhistë. Janë fuksat e regjimit të kaluar. Memet që shpërndahen për ta marrë se me të qeshur, janë të papërgjegjshme. Shumë shpejt do kemi prova serioze pse patronazhistët janë fuksa“, u shpreh Meta.

Meta u shpreh se në ditët në vijim do të publikojë të dhëna konkrete që tregojnë se si të ashtuquajturit patronazhistë studiojnë individët për qëndrimet personale dhe më pas shteti i bën presione për marrjen e një shërbimi.

“Rrëmbimi i të dhënave është skandaloze. Do çojmë prova konkrete si funksionojnë fuksat e dikurshëm. Kur ti poston një gjë që nuk të pëlqen dhe futesh në monitorim. Në çdo problem që ke të krijohet një pengesë për ta zgjidhur që ti më pas të reflektosh. Patronazhistët janë fuksat e kohëve të sotme. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë. Do ketë rivendosje të rendit kushtetues. Meqenëse gjithë sytë e botës do jenë në Shqipëri. Jemi populli shqiponjash që meriton vendin në BE.

Presidenti ka vetëm një fushatë. Mbrojtjen e kushtetutës. Do faktojmë se si është ndërtuar një rrjet dhunës, mafioz i tipit të Gestapos që duan të bëhen tutorë të qytetarëve shqiptarë duke bërë çdo ditë shantazh për shërbimet që shteti ka për detyrë t’ia bëjë. Presidenti do vijë me fakte. Siç ka thënë presidenti për inceneratorët. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit”, deklaroi Meta./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *