Meta: Qeveria inauguron godina, nuk bën reforma në arsim
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në tryezën për Arsimin, ka evidentuar problemet me të cilat përballet arsimi në vend.
Ai ka akuzuar qeverinë se inauguron godina e fasada në vend të reformave, pasi kanë qëllim vjedhjen edhe në këtë sektor.
“Se paratë shkojnë atje ku vidhen më lehtë, ndërkohë që duhet të shkonin për arsimin, subvencionimin e studentëve, rritjen e pagave të mësuesve dhe pedagogëve.
Kësaj qeverie as nuk i bëhet vonë për arsimin. Sa herë flitet për arsimin, qeveria flet për godina jo reforma të qëndrueshme e cilësore.
Shohim që investohet e bëhen inaugurime fasadash, se qëllimi kryesor edhe në arsim është vjedhja”, tha Meta.