November 27, 2021

Meta takohet me Haradinajn në Kosovë: Takim vëllazëror

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta ka takuar mëngjesin e sotëm kreun e AAK-së, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ndanë urime më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

“I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane”, shkruan Meta./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *