April 14, 2021

Meta takon zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Dy vendet duhet të fuqizojnë marrëdhëniet

Shpërndaje lajmin

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur sot në një takim zv.kryeministrine  psrë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Presidenti bën me dije se u njoh prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Meta i ka theksuar rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.

Gjithashtu, Presidenti nënvizon se dy vendet duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Mesazhi i plotë nga Ilir Meta:

Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte.

U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.

Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të.

Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *