Meta thyen rregullat e Komitetit, mesazh për lutje nga Kisha në Lezhë: Me ndihmën e Zotit do ia dalim (Video)

Share

Paradoksi i këshillave mjekësore të Presidentit Meta!

Ndërsa është ndodhur sot në një vizitë në Kishën e Prullit në Lezhë, Presidenti Meta shihet qartë që thyhen rregullat e vendosura nga Komiteti i Ekpertëve, konkretisht; ‘e grumbullimit mbi 10 njerëz në një ambient të jashtëm ose të brendshëm’. Gjithësesi edhe pse nën shkeljen vetë të rregullave, Meta nuk ka nguruar që të japë një mesazh një mesazh për situatën e pandemisë që ka prekur vendin, ndërsa thotë se ka shtuar dramat njerëzore në shoqëri. 

Meta ka bërë thirrje që askush të mos dorëzohet dhe të mos humbasë besimin tek e ardhmja, ndërsa kërkon që të gjithë të luten për mjekët e infermierët që po e përballojnë këtë situatë.

Sipas Presidentit, me ndihmën e Zotit dhe të kryqit, të gjithë do ia dalin përballë kësaj sfide. Ai ka theksuar se lutjet duhet të shkojnë dhe për ata që kanë humbur vendet e punës apo të tjerë që janë në krizë ekonomike.

“Ky është një mesazh i fuqishëm dhe shumë kuptimplotë. Aq më tepër në këtë kohë të vështira që po kalon mbarë populli ynë. Vështirësitë janë shtuar dhe për shkak të pandemisë, që ka shtuar dramat njerëzore, familjare, shoqërore. Është një sfidë që po vazhdon. Doja të theksoja në mënyrë të veçantë që të jemi në 30-vjetorin e rikthimit të besimit në Zot.

Jo se për 40-50 vite populli ynë e humbi besimin, por e ruajti. Kjo kishë ka qenë dëshmitare e periudhës më të lavdishme të kombit tonë, të Skënderbeut, të Besëlidhjes së Lezhës, por dëshmitare edhe të periudhave më të vështira, të sundimit të barbarëve të huaj dhe atyre vendasve. Të diktaturës, që u përpoqën që të hiqnin besimi nga Zoti. Fakti që kjo kishë është e rindërtuar, tregon se fuqia e saj vjen nga themelet e këtij vendi të lashtë, që janë të shenjta.

Zoti ika dhënë forcë këtij populli, këtij komuniteti, shqiptarëve që mos të dorëzohen kurrë dhe mos të humbasin besimin tek e ardhmja. Kujdesin për njëri-tjetrin. Çdo sfidë t’i bëjë më të fortë. Sa i takon kryqit, lartësia e tij tregon fuqinë e besimit të komunitetit të Spitenit, dhe të kombit tonë. Le t’i lutemi sot Zotit, kishës, kryqit, që të japë më shumë shpresë dhe besim popullit këtu në Spiten dhe mbarë popullit tonë. Besoj se me ndihmën e Zotit dhe të Kryqit ne do ia dalim.

Falënderim të veçantë e kam për njerëzit më të përkushtuar të komunitetit tuaj. Zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve. Të lutemi për ata që po vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë. Të lutemi për mjekët dhe infermierët që po luftojnë atje prej pandemisë. Të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’ju jemi pranë që mos të largohen nga vendi”, tha Meta.

Video në linkun e mëposhtëm 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/989311541579293

The post Meta thyen rregullat e Komitetit, mesazh për lutje nga Kisha në Lezhë: Me ndihmën e Zotit do ia dalim (Video) appeared first on Media .


Share

Komente