January 28, 2022

Meta uron Kurban Bajramin: Sa më shumë mirësi, mirëkuptim dhe paqe mes njëri-tjetrit!

Shpërndaje lajmin

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në Facebook.

Meta ka uruar sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit.

Postimi i Metës:

Gëzuar Kurban Bajramin!

Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane!

Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!

Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë, korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe arbitraritetin dhe të kujdesemi e të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, jetimët, të moshuarit, të vetmuarit, të sëmurët dhe për këdo në nevojë.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve)  por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. Kuran

Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet!/albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.