Meta: Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me inceneratorët, pas denoncimeve të opozitës, se mazhoranca ka përdorur edhe firmat e disa pensionistëve, duke i falsifikuar ato.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë.
Sipas tij, koha nuk pret dhe shtoi se vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falemintimin e Shqipërisë.
“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, shkruan Meta në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU

Meta përkujton viktimat e Srebrenicës: Të dënohet fryma e urrejtjes
Marrëveshja për Butrintin, Meta: Kuvendi s’duhet të votojë symbyllur

Leave a Reply

Your email address will not be published.