Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme fushatën elektorale për LSI.
Meta sot ka qenë në Berat, me disa të rinj atje që përfaqësojnë “Rininë për Zhvillimin e Beratit”.
Teksa Ka ndarë dhe disa foto nga ky takim, Meta shkruan se ka kaluar një pasdite frymëzuese në Berat, me të rinj, të cilët punojnë me përkushtim për qytetin.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Sot, një pasdite frymëzuese në Berat, i ftuar nga “Rinia për Zhvillimin e Beratit”, me Isufin, Miltiadhin, Avenirin, Alketin e shumë të rinj profesionistë, të cilët punojnë plot përkushtim dhe besojnë në të ardhmen e qytetit të tyre të zemrës.
Koha për ide të reja dhe rizgjim të shoqërisë civile.