September 20, 2021

Meta zbulon ftesën e Fatos Nanos: Më propozoi të bëhesha Kryeministër dhe ai President!

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar mbrëmjen e djeshme  ne “Opinion”, një takim që ka pasur me ish-Kryeministrin Fatos Nano në vitin 2002. Në atë kohë, Meta nuk pranoi ofertën e Nanos për t’u bërë kryeministër.

Kreu i shtetit tregon se kishte refuzuar sepse kjo gjë duhej të zgjidhej me konsensus. Ai shtoi se i kishte thënë Nanos që t’i thirri mendjes.

“Fatos Nano më tha hajde bëhu kryeministër, dhe të bëhem unë President. I thashë jo, nuk pranova sepse unë jam student i dhjetorit. Prandaj i thashë thirri mendjes shoku. Bëhu ti kryeministër dhe me konsensus u zgjidh kjo çështje,” u shpreh Meta. /albeu.com/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *