‘Mëzezi i harruar nga bashkia’, Këlliçi: Reforma territoriale kënaqi orekset e Veliajt! Banorët presin investime

Share

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e Mëzezit, nga ku sulmoi reformën territoriale, e cila sipas tij kënaqi vetëm orekset e Veliajt, për të pasur një thelë të madhe Shqipërie mbi tryezën e tij.

‘Reforma territoriale e përfshiu Mëzezin gjeografikisht në Bashkinë Tiranë, por vetëm kaq. Thënë ndryshe, cilido që prej jush që shkon në Mëzez, duhet ta ndjejë veten në kryeqytet’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Reforma territoriale e përfshiu Mëzezin gjeografikisht në Bashkinë Tiranë, por vetëm kaq. Thënë ndryshe, cilido që prej jush që shkon në Mëzez, duhet ta ndjejë veten në kryeqytet.

Këtu vështirë të gjesh një banor që e ndjen veten pjesë të kryeqytetit. Kjo reformë kënaqi orekset e kryebashkiakut për territor më të madh.

Kësisoj Veliaj, ka një thelë të madhe Shqipërie mbi tryezën e tij të punës. Sakaq, banorët në Mëzez presin të shohin që taksat e tyre kthehen në investime në infrastrukturë. Për sa kohë këto investime mungojnë, ku shkojnë taksat e tyre? Pyetje retorike se të gjithë e dinë ku shkojnë. Mëzezi, Tirana dhe e gjithë Shqipëria mbajnë me para Ramën dhe Veliajn.

Është koha të largojmë babëzinë që të mbajmë rininë! Kjo është betejë për ekzistencë mes të rinjve e të krimburve. Më 25 prill, votoni që Shqipëria të fitojë të rinjtë.

Falenderoj ekipin e Degës 13 të PD Tiranë, për punën dhe organizimin!


Share

Komente