“Mezi arrijmë ta mbyllim muajin” – Punëtorët protestojnë në Shkup

0
Shpërndaje lajmin

Organizatat sindikaliste në Maqedoninë e Veriut, kanë protestuar para qeverisë në Shkup, për rritjen e pagave të punëtorëve dhe kushte më të mira në punë, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Për herë të parë, me moton “Ne punëtorët”, në protestë janë bashkuar dy organizatat më të mëdha, Lidhja e Sindikatave dhe Konfederata e Organizatave Sindikale, shkruan REL.
Këto dy organizata kërkuan nga qeveria rritjen e pagës minimale në 450 euro, mbulimin e shpenzimeve për transport, ushqim dhe marrëveshjet kolektive që garantojnë të drejtat e tjera në punë.
“Pa plotësimin e standardeve minimale të Bashkimit Evropian ne nuk mund asnjëherë të bëhemi pjesë e unionit [evropian]. Me pagat që marrim mezi po arrijmë të mbyllim muajin. Varfëria ka hyrë në shtëpinë e çdo punëtori”, ka deklaruar Angel Stojkovski, punonjës në industrinë e tekstilit në protestën e 1 majit të mbajtur në Shkup.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *