April 19, 2021

“Mezi merrja frymë”, nënë e bir fitojnë betejën me Covid: Gati të kthehen në shtëpi

Shpërndaje lajmin

Pamje emocionuese që të mbushin me shpresë vijnë nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Manuela Hemollari 19-vjeç e cila ishte e infektuar me koronavirus, solli në jetë foshnjën e saj, Noel.  Së bashku nënë e bir mundën ta fitonin betejën me sëmundjen e rëndë, ndërsa sot janë gati të kthehen në shtëpi.

Lexo edhe: 19-vjeçarja me koronavirus sjell në jetë foshnjën tek “Shefqet Ndroqi

Nëpërmjet një video-mesazhi jo shpreh falënderimet për mjekët, ndërsa tregon vështirësitë që kishte për shkak të koronavirusit.

“Mezi merrja frymë dhe më pas shkova në spital tek “Shefqet Ndroqi”. Atje erdhi ekipi i maternitetit ku edhe më operuan. I falënderoj të gjithë mjekët e maternitetit Koço Glozheni dhe spitalin Shefqet Ndroqi që më operuan atje”, thotë ajo.

Video-mesazhi është publikuar nga kryeministri Edi Rama, në rrjetin “Facebook”./i.k/abcnews.al/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *