Mezi po pres të luaj kundër Kosovës”, Xherdan Shaqiri flet para miqësores speciale

Shpërndaje lajmin

Xherdan Shaqiri ka folur para ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës që do të zhvillohet më datën 29 mars në orën 18:00.
Në një intervistë të dhënë për “Sporti Total”, futbollisti me origjinë shqiptare, që është pjesë e Çikagos në kampionatin amerikan, u shpreh ndër të tjera, se mezi pret të luajë kundër Kosovës.
“Është një ndeshje miqësore mes dy shteteve mike. Një sfidë shumë emocionale për shumë lojtarë, jo vetëm për ne që kemi lindur në Kosovë, që janë me rrënjë nga Kosova, por edhe për lojtarët që luajnë për Kosovën që janë rritur në Zvicër.
Është një ndeshje emocionale, por edhe shumë miqësore. Do të përballen dy shtete mike dhe do të jetë me shumë shikues në stadium dhe unë mezi pres ta luaj këtë ndeshje kundër Kosovës”, u shpreh Shaqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.