December 1, 2021

“Mi sillni të gjithë këtu”, Florian Marku nuk përmbahet pas triumfit ndaj Luisettos

Shpërndaje lajmin

Florian Marku pas fitores së sotme vazhdon të jetë një boksier e pamposhtur dhe kampion në kategorinë IBF.

Pas ndeshjes, “mbreti shqiptar” foli për Sky Sports ku fillimisht falenderoi të gjithë shqiptarët e pranishëm po jo vetëm, gjithashtu kërkoi edhe njëherë ndeshje me Conor Benn, nje kundërshtar që Marku e kërkon prej kohësh.

Ashtu si edhe para ndeshjes ai premtoi një ndeshje të madhe në një stadium futbolli në Tiranë.

Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë”, ka thënë Marku.

Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. JU DUA!”, tha ndër të tjerash boksieri shqiptar. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *