Migros prezanton lejen prindërore për partnerët e punonjësve

Shpërndaje lajmin

Bëhet e ditur se gjiganti i shitjes me pakicë ka përfunduar negociatat për marrëveshjen e re kolektive të punës, duke ofruar, për herë të parë në historinë e Migros, një leje prindërore fleksibël për punonjësit ose partnerët e tyre, njofton albinfo.ch.
“Nga 18 javët e pushimit, katër të fundit mund t’i marrë edhe ortaku, edhe nëse ky person nuk është i punësuar në Migros”, njofton kompania.
Kohëzgjatja e pushimit të atësisë rritet nga tre në katër javë dhe mund të zgjatet me një periudhë pushimi pa pagesë.
Punonjësit kanë gjithashtu mundësinë për të marrë 10 ditë pushim shtesë në vit, si dhe pushim pa pagesë deri në tre muaj çdo pesë vjet. Gjithashtu, familjet me të ardhura të ulëta përfitojnë shtesë familjare, sipas kushteve të marrëveshjes së re.
Marrëveshjet kolektive specifike të industrisë, të cilat synojnë të mbrojnë të drejtat e punonjësve dhe të sigurojnë përfitime të ndryshme, janë të zakonshme në Zvicër. /Albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *