Shpërndaje lajmin

Distribuesi i madh i shitjes me pakicë, Migrosi, ka planifikuar hapjen e deri në njëqind filialave të reja të vogla në afat të gjatë, transmeton albinfo.ch. Në afat të mesëm, kompania sheh potencial për pesëdhjetë dyqane të reja, ka thënë shefi i Migrosit, Fabrice Zumbrunnen.
Një rrjet më i fortë i furnizimit lokal është një prioritet për kompaninë, është shprehur Zumbrunnen në një intervistë me gazetat Tamedia. Fokusi në dyqanet e vogla nuk do të thotë se supermarketet e mëparshme do të pakësohen, përcjell albinfo.ch. Migrosi gjithashtu do tu  kushtojë rëndësi të madhe atyre në të ardhmen.
Në fund të vitit 2022, “gjigandi portokalli” kishte njoftuar se dëshiron ta bëjë biznesin e supermarketeve më efikas dhe në këtë mënyrë të kursejë kostot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *