Mijëra familje varen nga asistencat sociale në rajon

0
Shpërndaje lajmin

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende të varfra, ndërsa, përveç parametrave të tjerë ekonomikë, këtë e tregojnë edhe statistikat e pranuesve të ndihmës sociale. Dhjetëra mijëra familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut janë shfrytëzues të ndihmave sociale, në bazë të ndryshme.

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, mbi 63 mijë familje janë nën mbrojtje sociale nga shteti, bazuar në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2021.

Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, rreth 36 mijë familje pranojnë asistencë sociale nga shteti mbi baza të ndryshme.

Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22.980 familje me gjithsej 90.806 anëtarë. Përveç kësaj, 2.921 familje kanë përfituar nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

Shqipëri 63.715

Maqedoni e Veriut 36.000

Kosovë 22.980

Ndihma shtesë gjatë pandemisë

Pandemia e Covid-19 dhe rritja e çmimeve në periudhën e kaluar, ka prekur veçanërisht shumë shtresat më të brishta të shoqërisë, ata më të varfrit. Shtetet e rajonit janë përpjekur që nëpërmjet disa pakove sociale t’u dalin në ndihmë kësaj kategorie të qytetarëve.

Përveç masave të tjera, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dhënë edhe shtesa mbi ndihmën sociale për familjet e prekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *